INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brenda burgut të sigurisë së lartë në Australi. Asnjë qeli për 400 të burgosurit që gëzojnë privilegje të veçanta

Brenda burgut të sigurisë së lartë në Australi. Asnjë qeli për 400 të burgosurit që gëzojnë privilegje të veçanta

Publikuar më: 10:23 29-07-2018

Burgu më i ri i sigurisë së lartë në Australi nuk ka qeli dhe të dënuarit mund të bëjnë telefonata natën vonë ose mund të shohin televizorin personal me prekje. Hunter Correctional Centre (HCC), në veri të Sidnejt mendohet se është e ardhmja e burgjeve, aty ku mund të rehabilitohen disa nga kriminelët më të këqij të mundshëm.  Reporterët e "Daily mail" kanë hyrë brenda burgut duke sjell pamje ekskluzive nga aty.

burgu2.jpg

Edhe pse 400 të burgosurit e këtij institucioni kanë privilegje që nuk i kanë të tjerët në burgjet e zakonshme të sigurisë së lartë, ata punojnë dhe kanë programin mësimor të detyrueshëm, që i përgatit për jetën që i pret pas shlyerjes së dënimit. Gjithashtu, janë nën vëzhgimin e rreptë të plot 600 kamerave që shohin çdo lëvizje. Në rast incidentesh, është gjithmonë gati një skuadër elitare që rri brenda burgut.

burgu_australi_1.jpg

Në 6 muajt e parë të funksionimit të HCC-së nuk ka pasur raste incidentesh, kështu që skuadra elitare nuk është vënë në punë ende. Përveç punës për pesë orë në ditë nga e cila përfitojnë një pagesë prej 65 dollarësh në javë, të burgosurit tre orë i kalojnë me aktivitete.

charlie.jpg

'Charlie' është një  25-vjeçar i cili ende duhet të shlyej 12 vjet dënim. Ai është vendosur në këtë burg që nga muaji mars, pasi ka qenë në disa institucione të tjera te vuajtjes së dënimit.  'Dua të rri këtu. Sa i përket burgjeve të sigurisë së lartë ky është më i miri që kam parë' thotë Charlie. Qendra Korrektuese Hunter u ndërtua në vetëm 12 muaj dhe u hap më 30 janar.

hajde_burg.jpg

dhoma_aa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344