INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bredhat “fantazmë” pushtojnë Shën Petersburgun [VIDEO]

Bredhat “fantazmë” pushtojnë Shën Petersburgun [VIDEO]

Publikuar më: 16:13 28-12-2018

Një akt i thjeshtë vandalizmi në dhjetra pemë të Krishtlindjeve e bëri një park të Shën Petersburg të Rusisë të dukej sikur po luhej një film horror me Ku Klux Klan që kishin dalë “shëtitje”.

Pemët e mbështjellura me plasmas kishin sy të zinj të krijuar me mbulesa mbrojtëse duke dhënë përshtypjen se një tubim i çuditshëm i Klanit famëkqe po ndodhte pranë stacionit të metrosë “Primorskaya” në ishullin Vasilyevsky.

Është e paqartë se çfarë vandalët synonin me këtë nismë, pasi ata ndoshta kishin për qëllim vetëm të krijonin një ushtri të pemëve të Krishtlindjes “fantazmë”, por shakaja e tyre ka marrë vëmendje në rrjet, duke u akuzuar edhe për përmbajtje racore.

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232