INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bravo Dua! MTV rendit dhjetë arsye pse Dua Lipa mund të jetë artistja më e mirë e vitit

Bravo Dua! MTV rendit dhjetë arsye pse Dua Lipa mund të jetë artistja më e mirë e vitit

Publikuar më: 12:53 26-10-2018

Dua Lipa publikoi albumin e parë në karrierë gjatë vitit të kaluar dhe që nga atëherë nuk ndalet me sukseset. Ajo padyshim po përjeon periudhën e saj më të mirë, e cila ka mbajtur disa koncerte të rëndësishme, plus ndër të tjera ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj dhe muzika e saj është në krye të listave botërore.

Kështu raporton edhe televizioni më i madh muzikor në botë, MTV, i cili ka listuar dhjetë gjëra që e bëjnë të veçantë 23-vjeçaren.

push-dualipa-960x540-north.jpg

 

 

Ja cilat janë dhjetë arsyet:

1. Dua lipa është artistja më e re që ka një videoklip me mbi një miliard shikimesh në YouTube

2. “Neë Rules” u pasua me një super këngë si “IDGAF”

3. Bashkëpunimi me Calvin Harrisin në këngën “One Kiss” bëri që të pushtoj top listat botërore gjatë gjithë verës

4. Dua pati bashkëpunime të suksesshme me Silk City, Aka Diplo dhe Mark Ronson për hitin “Electricity.”

5. Videoja e këngës “Electricity” ishte një super hit në të gjitha aspektet

6. Ajo ishte artistja me më së shumti nominime në “Brit Awards”

7. Dua pati një performancë të shkëlqyeshme të këngës “IDGAF” së bashku me Charli XCX, Zara Larsson, Alma dhe MO

8. Dua shtoi tre këngë të reja në albumin debutues Deluxe

9. Ajo së fundi ka sjell një bashkëpunim që do t;i sjell suksese në tregun aziatik – “Kiss and make up”

10. Stili i saj unik i veshjeve ka frymëzuar shumëkënd përgjatë këtij viti

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834