INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braktisin fëmijët në vendet e BE, prangosen vlonjatët

Braktisin fëmijët në vendet e BE, prangosen vlonjatët

Publikuar më: 16:45 28-09-2017

5 persona, të cilët dyshohen se kanë braktisur fëmijët në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim që të përfitonin azil social në këto vende janë arrestuar në Vlorë. Në këto kushte Policia Kufitare e Vlorës  ka kërkuar ndërgjegjësim për të gjithë personat për mosbraktisjen e fëmijëve të mitur në vendet e BE. Këta persona akuzohen si autorë të veprës penale “ Braktisja e Fëmijëve të mitur”.
Ata janë L.P., 57 vjeç, A.H, 69 vjeç, P.C, 45 vjeç, D.GJ, 49 vjeç, B.K, 43 vjeç, që sipas të dhënave rezultojnë se janë persona të përfshirë në këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0018150806427002