INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braktiset 'Drejtësia'. Një  tjetër gjyqtare jep dorëheqjen

Braktiset 'Drejtësia'. Një tjetër gjyqtare jep dorëheqjen

Publikuar më: 15:13 30-04-2018

Tërhiqet nga Drejtësia gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Brunilda Kasmi, kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), dha dorëheqjen para se kalonte në 'sitën' e Vettingut. Ajo ishte në listën e 68 gjyqtarëve që do të kalojnë të parët procesin e verifikimit të pasurisë dhe kontrollit të figurës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por burime pranë Kasmit kanë bërë të ditur se dorëheqja e saj lidhet me probleme personale. Frika nga Vettingu ka bërë që një pjesë e gjyqtarëve të tërhiqen nga drejtësia pa pranuar që ‘figura dhe pasuria’ e tyre të kalojnë në sitë.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051