INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Bow Down" për Encën! Këngëtarja shqiptare sapo i bëri DISS Noizyt dhe gjithë artistëve të tjerë shqiptarë me këtë arritje! [FOTO]

Publikuar më: 13:39 12-02-2019

Sa vjen dhe fama e artistëve shqiptarë po rritet edhe më shumë… 

Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur shqiptarë, por sigurisht dhe të huaj. Por le të qëndrojmë tek shqiptarët. Të arrish shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, për ne shqiptarët është sukses. Shumë artistë të famshëm shqiptarë kanë arritur të kenë mbi 1 milion ndjekës në INSTAGRAM. Disa prej tyre janë Noizy, Ledri, Elvana Gjata, Luana Vjollca, Armina Mevlani, Era Istrefi, KMN Azet. Mirëpo vetëm një prej tyre ka 2 milion ndjekës dhe ajo është Enca. Këngëtarja shqiptare sapo ka kapur shifrën e 2 milion ndjekësve në Instagram dhe këtë gëzim nuk mund të mos e ndante me ndjekësit e saj .

Ajo ka publikuar disa foto në instastory ku shkruan: Gjejeni kush është artistja e parë shqiptare me 2 milionë ndjekës”.

Një pyetje retorike, sepse ajo është ENCA.

collagebnlett.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098