INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota nën alarm, 1 milion kafshë, insekte apo gjallesa ujore drejt zhdukjes! Arsyet…

Bota nën alarm, 1 milion kafshë, insekte apo gjallesa ujore drejt zhdukjes! Arsyet…

Publikuar më: 09:41 07-05-2019

Ndryshimet e klimës, por dhe vetë dora e njëriut po rrezikojnë seriozisht zhdukjen e specieve. Një i Platformës Ndërqeveritare të Politikave mbi Biodiversitetin dhe Ekosistemin i miratuar nga 130 vende, ka vënë alarmin mbi rrezikun që iu kanoset të paktën 1 milion kafshë, insekte apo gjallesa ujore në një kohë që në total numërohen afro 8 milionë. Ekspertët që kanë konstatuar këtë problem të madh thonë se ka nevojë të menjëherëshme për transformim rrënjësor të sistemit ekonomik dhe financiar botëror me qëllim parandalimimin e katastrofës në ekosistem.

Studimi, i ndërmarrë nga 145 autorë ekspertë nga 50 vende, sugjeron se njerëzimi duhet të përshtatë një formë të re “përtej rritjes” të politikave ekonomike, që të shmangin rrezikun ekzistencial të sjellë nga ndotja, shkatërrimi i habitateve dhe emetimi i dioksidit të karbonit.
Shkencëtari britanik, Robert Ëatson ka sqaruar se problemi me sistemin tonë ekonomik është se kemi shumë subvencione të këqija në sektorin e bujqësisë, transportit dhe energjisë, që po sjellin shkatërrimin e mjedisit. E si fillim duhet reformuar çështja e subvencioneve, nëpërmjet incentivave për teknologji të pastra.
Dhe se kombet nuk duhet të njohin vetëm Produktin e Brendshëm Bruto, si tregues për rritjen ekonomike, por duhet të llogarisin edhe natyrën, e cila po degradon.
Autorët e studimit zbuluan se ndër faktorët kryesorë të kësaj situate të rëndë janë peshkimi dhe bujqësia industriale, ndërsa norma zhdukjes së specieve është mbi mijëra herë më e madhe se miliona vite më parë.
Zhdukja e specieve ka efekte negative dhe më të mëdha nëse lidhet me disa rol e rëndësishëm që luajnë ato në prodhimin ushqimor dhe shkatërrimin e shkëmbinjve koralorë që mirëmbajnë popullsitë e peshqve dhe humbja e bimëve mjekësore.

Article Logic
Execution time: 0.0030100345611572