INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e artit shqiptar në zi! Ndahet nga jeta legjenda e muzikës SHQIPTARE, sa shumë i kemi dëgjuar këngët e saj!

Bota e artit shqiptar në zi! Ndahet nga jeta legjenda e muzikës SHQIPTARE, sa shumë i kemi dëgjuar këngët e saj!

Publikuar më: 12:32 07-02-2020

Ndahet nga jeta bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Mësohet se ikona e skenës shqiptare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 87-vjeçare.

Nexhmije Pagarusha njihet si mbretëresha e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjë nga organizatorët teknikë nuk u kujtua ta regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005".

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me "Medaljen e Mirënjohjes" nga presidenti amerikan, Donald Trump.

nexhi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107