INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota e artit në zi! Krijoi një nga këngët më të famshme, ndahet nga jeta artisti i njohur! [FOTO]

Bota e artit në zi! Krijoi një nga këngët më të famshme, ndahet nga jeta artisti i njohur! [FOTO]

Publikuar më: 07:58 24-08-2018

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare muzikanti i njohur amerikan, Edëard C. “Ed” King. Ish-kitaristi i grupit të famshëm Lynyrd Skynyrd dhe një nga krijuesit e këngës “Sëeet Home Alabama”, ka ndërruar jetë në në Neshvill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një beteje prej disa muajsh me kancerin.

Familja e tij e dha lajmin në Facebook.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Ed King. Falenderojmë miqtë e tij dhe fansat për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë gjatë karrierës”, lexohet në postimin e shpërndarë në rrjetin social.

King u bashkua me Lynyrd Skynyrd në vitin 1972 dhe u largua në 1975. Më pas, u bashkua sërish me grupin në vitin 1987 dhe u largua përfundimisht në vitin 1996, pas problemeve me zemrën.

alb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002856969833374