INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bomba molotov e gaz lotsjellës, reagon ambasada e SHBA-ve: Dënojmë dhunën e pranishme në protestë [FOTO]

Bomba molotov e gaz lotsjellës, reagon ambasada e SHBA-ve: Dënojmë dhunën e pranishme në protestë [FOTO]

Publikuar më: 21:39 11-05-2019

Rikthehet tensioni gjatë protestës së opozitës në Shqipëri, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit.

Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës një shi bombash Molotov u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Lidhur me këtë protestë, ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila ka dënuar dhunën e pranishme.

Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.

usembasy.png

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377