INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bomba e Donald Lu. Presim arrestimin e peshqve të mëdhenj në fillim të 2018

Bomba e Donald Lu. Presim arrestimin e peshqve të mëdhenj në fillim të 2018

Publikuar më: 11:34 07-11-2017

Në prezantimi e Task Forcës Speciale“Forca e Ligjit” ambasadori amerikan Donald Lu lëshon bombën e radhës kundër politikës dhe drejtësisë. Duke përdorur fjalët e urta, qoftë ato amerikane e po ashtu ato shqiptare ambasadori Amerikan kërkon hapa konkrete dhe vepra konkretë të vënies përpara drejtësisë të peshqve të mëdhënj.
Donald Lu:
"Veprat flasin më shumë se fjalët. Kolegët e mi dhe prokuroria amerikane janë këtu për të luftuar sërish luftën kundër krimit të organizuar. Të flasim me vepra e jo me fjalë. Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika e vendet e BE do të vendosin burimet dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë të krimit të organizuar presim rezultate. Presim që ky plan i qeverisë të përfundojë me arrestimin e ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK e BKH. Partnerët e Shqipërisë e presin, populli e kërkon dhe e meriton këtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0024809837341309