Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani ka rrëfyer gjëndjen e kampionatit shqiptar në intervistën për IN Tv. Ai u shpreh se futbolli në Shqipëri po rritet dita-ditës dhe normalisht edhe cilësia e futbollistëve po ashtu. Bogdani nuk nguroi të jepte edhe emra konkret se cilët futbollistë I pëlqen më shumë në Superligë.
“Unë do të veçoja Hasanin e Partizanit, më ka pëlqyer gjithashtu edhe Trashi që ka spikatur në ato ndeshje që kam parë në kampionatin shqiptar”
I pyetur se cili lojtar mund ta thyejë rekordin e tij në kombëtare, Bogdani u shpreh se jan disa lojtarë si Sadiku, Balaj dhe Cikalleshi. Sipas tij kushdo që ta thejë rekordin më vjen mirë pasi rekordet janë bërë për tu thyer.
Intervista e plotë:








4 Mar 2026 





