INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Boçi: “Gjuetarët” e kurseve bëjnë kërdinë në shkolla. Aferim i qoftë ministres!

Boçi: “Gjuetarët” e kurseve bëjnë kërdinë në shkolla. Aferim i qoftë ministres!

Publikuar më: 11:23 15-04-2018

“Hajde kurse....kurse të lira...këtu.!!!!”. Kështu e nis shkrimin e tij deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili thotë se kurset janë shtuar në mënyrë galoponte ndërsa shigjeton qeverinë se prandaj thotë se arsimi është falas.
Shkrimi i plotë i Luçiano Boçit
Familjeve shqiptare i dubet të paguajnë jo vetëm për tekstet shkollore, për rojen e shkollës, për fotokopje, etj etj..., por dhe për mësimdhënien.Nuk thonë kot që arsimi është falas tek ne.
Kurset për lëndë të ndryshme, jo vetëm nuk janë ndalur, përkundrazi janë shtuar në mënyrë galopante. Orari i ri shkatërrues 6 në 3, ka nxjerrë tërësisht nga shinat efektivitetin e orës së mësimit.
Nxënësve u duhen më shumë orë shtesë, me para në dorë, të kapin ritmin.“Gjuetarët” e kurseve nuk hezitojnë më, që lajmërimet e tyre t’i ngjisin në muret e gjimnazeve, siç ndodh me kursin e matematikës, por dhe vetëm 200 m larg Ministrisë së Arsimit, siç ndodh tek shkolla “De Rada” me kursin e Kimisë.Ministria ndërkohë këndellet në zyrat e saj ku “ke qejf të rrish”, sipas Ministres.
Aferim i qoftë Ministrisë!!!!

 

Article Logic
Execution time: 0.0044229030609131