INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blushi komenton takimin Rama-Basha, jep një zgjidhje [FOTO]

Blushi komenton takimin Rama-Basha, jep një zgjidhje [FOTO]

Publikuar më: 21:11 03-05-2017

Takimin e dështuar mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha nuk mund të mos e komentonte edhe kryetari i LIBRA, Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi thotë se do të ishte çudi nëse Rama dhe Basha sot do të arrinin të gjenin një marrëveshje mes tyre.

“DO ISHTE ÇUDI TË MERRESHIN VESH. Që Edi Rama dhe Lul Basha të gjenin marrëveshje do ishte njëlloj sikur cigarja dhe shkrepsja të shuanin zjarrin. Më vjen keq nëse PD nuk hyn në zgjedhje por më shumë keqardhje kam nëse shumë shqiptarë nuk do shkojnë të votojnë për çdo arsye. Kjo krizë nuk zgjidhet dot pa zgjedhje por me zgjedhje sa më të shpeshta. Mundësisht cdo vit duke filluar nga viti i ardhshëm”, përfundoi Ben Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326