INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blogeret e huaja fitojnë miliona! Po shqiptaret?

Blogeret e huaja fitojnë miliona! Po shqiptaret?

Publikuar më: 14:33 13-01-2016
Me siguri ju ka ndodhur të shihni me orë të tëra fotot në Instagram të ndonjë blogereje dhe të vdisni nga zilia për larminë e veshjeve të tyre. Jo vetëm kjo, por edhe të ardhurat që ju vijnë vetëm nga një foto që postojnë.
Sipas një raporti nga WWD, firmat e njohura të veshjeve i paguajnë ato nga 5.000 deri në 25.000 dollarë vetëm për një post në Instagram dhe nuk mbaron me kaq. Blogeret më të njohura fitojnë nga 1.43 milion dollarë deri në 4.3 milionë dollarë në vit. Përveç postimeve ne Instagram, të ardhurat e tyre vijnë edhe  nga bashkëpunimet me firmat e modës (si rasti i Chiara Ferragni, e cila nxorri në treg linjën e saj të këpucëve), ortakëritë me firmat e kosmetikës apo përqindjet e mëdha kur bëhën uljet e sezonit.
 
Kur bëhët fjalë për blogeret shqiptare, rasti në fjalë nuk është aspak kështu. Vajzat tona fitojnë shumë herë më pak dhe shpeshherë postimet e tyre funksionojnë nëpërmjet pagesave me klering. Ajo që është e sigurt është se sa herë përmendet fjala “faleminderit” në një foto të tyren, do të thotë se postimi është bërë me qëllim reklamues të produktit apo shërbimit.
E megjithatë, duhet të pranojmë se blogeret shqiptare nuk dallojnë shumë nga blogeret e huaja, sa i përket shijes dhe stilit.
Article Logic
Execution time: 0.0044951438903809