INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Blindohet'' Vlora/ Forcat Delta zbarkojnë në qytetin bregdetar, çfarë po ndodh në Vlorë dhe në fshatrat përreth

''Blindohet'' Vlora/ Forcat Delta zbarkojnë në qytetin bregdetar, çfarë po ndodh në Vlorë dhe në fshatrat përreth

Publikuar më: 19:20 10-05-2019

Me dhjetëra forca të FNSH-së dhe të Delta Forcë kanë zbarkuar në orët e fundit në Vlorë.

Shkak për këtë zbarkim të forcave speciale në Vlorë është bërë atentati i sotëm në zonën e Lungomares, ku mbeti i plagosur një punonjës i bashkisë Vlorë, i cili në fakt nuk ishte objektivi i vërtetë i atentatit më armë zjarri.

Shënjestra e atentatit të sotëm në qytetin e Vlorës ishte 27 vjeçari me iniciale I.H. Kjo nuk është hera e parë që ndaj 27 vjeçarit bëhet atentat.

27 vjeçarit, në vitin 2017, iu vu 300 gram tritol në makinën e tij. Si pasojë e shpërthimit i riu humbi të dyja këmbët dhe i mbuluar nga gjaku kërkonte ndihmën e kalimtarëve.

Gjatë kësaj kohe ai ka përdorur proteza të veçanta, ndërkohë 27-vjeçari njihet dhe si person me precedentë të theksuar kriminale: autor në grabitje, trafik droge, e vrasje.

Forcat Speciale po ushtrojnë kontroll të imtësishëm në fshatrat Babicë e Vogël dhe e Madhe, Shushicë, Bestrovë, Kërkovë, Bunavi etj, ku u gjet edhe automjeti i djegur, shkruan Syri.net.

Deri më tani Policia konfirmon se ka disa emra të dyshuar, por nuk ka asnjë person të ndaluar.

Kontrolle gjithashtu janë kryer edhe në disa banesa në qytet, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve të zonës ku ndodhi atentati.

Article Logic
Execution time: 0.0040678977966309