INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blero ofendon keq Noizyn! E pyesin se cili është këngëtari me të cilin nuk do të bashkëpunonte, përgjigja e tij nuk pritej

Blero ofendon keq Noizyn! E pyesin se cili është këngëtari me të cilin nuk do të bashkëpunonte, përgjigja e tij nuk pritej

Publikuar më: 19:42 24-04-2018

Dikur Blero ishte një ndër këngëtarët me të dëgjuar në vendin tonë, por tani nuk mund të themi se është akoma “On top”. Gjithsesi pavarësish të gjithave është një këngëtarë shumë i mirë dhe i talentuar.

I ftuar në emisionin “Haje ose thuaje” Blero është përballur me disa pyetje të sikletshme. Pyetjeve me spec ai iu ka dhënë përgjigje pa u menduar gjatë. Blero ka folur për dashurinë dhe për muzikën.

I pyetur për dashurinë këngëtari është shprehur se njeriu mund të dashurohet vetëm një herë në jetë. Ai ka folur për të dashurën e tij të parë, e cila ka qenë një vajzë suedeze me emrin Linda. Ajo që ka çuditur më shumë është se Blero i ka dhënë përgjigje një pyetje që shumica e këngëtarëve mundohen t`i shmangen. Ai është pyetur se cili është këngëtari me të cilin nuk do të bashkëpunonte kurrë dhe Blero është përgjigjur se nuk do të bashkëpunonte me Noizy-n, pasi nuk i pëlqen muzika e tij.

-640-0-5adf13a5ee2fe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438