INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleona Qereti i nënshtrohet vaksinës anti-Covid dhe ja çfarë mesazhi ka për ndjekësit e saj!

Bleona Qereti i nënshtrohet vaksinës anti-Covid dhe ja çfarë mesazhi ka për ndjekësit e saj!

Publikuar më: 21:29 07-01-2021

Që kur nisi vaksinimi kundër Covid-19 me vaksinën e krijuar nga Pfizer dhe BioNtech, ka pasur disa raportime për raste alergjish, aq sa dhe u këshillua që personat alergjike të mos bëjnë injeksionin në këtë fazë.

Gjithashtu ka pasur raste që edhe janë infektuar sërish me Covid-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.

Kujtojmë se më 8 dhjetor një grua 90-vjeçare është bërë personi i parë që i është dhënë një vaksinë anti-Covid, si pjesë e programit të vaksinimit masiv që ka filluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Margaret Keenan u shpreh se për të ajo ishte dhurata më e vyer.

Ndërkohë pak ditë më pas Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA konsideroi edhe Moderna-n, të sigurt dhe efektive.

Së fundmi, Bleona Qereti duket se i është vaksinuar dhe nuk ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale. Ajo ua rekomandon të gjithëve këtë gjë pasi sipas saj ka ardhur koha për të mposhtur virusin.

Unë sapo u vaksinova dhe ua rekomandoj të gjithëve që kanë mundësi ta bëjnë vaksinën. Është koha ta mposhtim virusin një herë e përgjithmonë. Kjo foto është nga një film që xhirova muajin e kaluar. Akoma nuk ka dalë por doja tu shprehja mirënjohjen të heronjve tanë që janë në vijën e parë të luftës.”- ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

20210107_200704.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488