INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleona, “antipatike” por e adhuruar: Djeg natën e Vitit të Ri!

Bleona, “antipatike” por e adhuruar: Djeg natën e Vitit të Ri!

Publikuar më: 17:02 01-01-2016

Mbrëmja e ndërrimit të viteve i ka gjetur artistët më të mirë në skenë dhe kështu ndodhi edhe me Bleonën. Këngëtarja performoi live shumë nga këngët e saj më të suksesshme në anglisht dhe në shqip dhe mund të themi se e "dogji" skenën e club-it ku performoi. Interesant është fakti se megjithëse mund jape përshtypjen deri diku si “antipatike”, për vetë faktin se shumë shqiptarë ironizojnë Bleonën në rrjetet sociale dhe e kanë të vështirë ta mbështesin, salla ishte e tejmbushur me persona të cilët i dinin këngët e saj përmendësh dhe kënduan njëzëri me këngëtaren!

E veshur si gjithnjë me veshje provokuese dhe në super formë fizike, Bleona tha se e kishte marrë malli të këndonte shqip. Kjo gjë ndodhi pasi i mori me rradhë tavolinat e publikut dhe i përshëndeti ata nga afër! Kënga e saj më e fundit "Take You Over" ishte momenti kulmor i mbrëmjes për t’u ndjekur nga "Ti Nuk Din As Me Ma Lyp" e cila bëri gjithë sallën të ngrinte duart lart! Nuk mund të thuhet asgjë tjetër perveçse Bleona Rocks!!!

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164