INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blendi Klosi: Jemi kokëulur për viktimat në bregdet, bizneset të vendosin roje bregdetare

Blendi Klosi: Jemi kokëulur për viktimat në bregdet, bizneset të vendosin roje bregdetare

Publikuar më: 13:23 09-07-2018

Me nisjen e sezonit turistik shumë turistë rrezikojnë të mbyten në bregdetin shqiptarë.

Për këtë fenomen ka folur ka foltorja e kuvendit dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ministri ka deklaruar se çdo humbje e jetës njerëzor i bënë kokëulur por megjithatë në krahasim me një vit më parë, ky vit ka shënuar më pak viktima.

Klosi kërkoi që për të shmangur çdo tragjedi duhet një angazhim i plotë i strukturave qendrore dhe lokale.

Gjithashtu ai ju bëri thirrje dhe bizneseve në zonën bregdetare që ti përmbahen vendimit të Këshillit të Ministrave dhe të vendosin roje bregdetare.

"Nuk kemi asnjë incident në plazhet tona sa i takon mjeteve lundruese. Kemi përsëri ngjarje, për këtë jemi kokëulur, me humbje jetësh në plazhet tona.

Por ama sistemi i ruajtjes së plazhit pothuajse është ngritur në gjithë Shqipërinë, jo në kushtet që duhet por ama që po funksionon dhe kemi disa jetë të shpëtuara vetëm nga sistemi i ruajtjes së plazhit në gjithë plazhet tona.

Kemi një numër shumë të reduktuar në krahasim me vjet jetë të humbura në plazhe por përsëri një jetë e humbur na e rrëzon gjithë çfarë themi.

Duhet të jemi së bashku me pushtetin qendror, së bashku me pushtetin lokal dhe vetë poseduesit e operatorëve turistikë që duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që vjen nga poshtë lart.

Nuk mund që të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, duhet të jetë vetë biznesi siç e përcakton VKM që duhet ta promovojë dhe realizojë këtë siguri," u shpreh Klosi

Article Logic
Execution time: 0.0021460056304932