INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blendi Fevziu, leksion

Blendi Fevziu, leksion "gjenive" të Instagramit [FOTO]

Publikuar më: 16:34 28-11-2016

Postimi i Blendi Fevziut për festën e pavarësisë nisi me një foto të thjeshtë përkujtimore, e përfundoi si një leksion historie.

Ai publikoi një foto të përvjetorit të parë të ngritjes së flamurit, të realizuar më 28 nëntor 1913. Menjëherë “gjenitë e Instagramit” vërshuan lumë duke nxituar të korrigjonin vitin në 1912. Por nuk e kishin lexuar mirë fjalën “përvjetor” në mbishkrim dhe gabuan paksa. Kjo e detyroi Blendin që jo vetëm t’u kthente përgjigje për t’i korrigjuar, por t’u zgjeronte edhe pak më shumë horizontet historike. Ai theksoi se nuk ekzistonte asnjë foto nga ngritja e flamurit më 28 nëntor të vitit 1912, ndërkohë që ky imazh është shkrepur në selinë e qeverisë, në shtëpinë e Vlorave. 

blendi1.jpg

blendi2.png

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334