INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneseve po u vihet “dryni”. 3652 subjekte u mbyllën gjatë 3 muajve

Bizneseve po u vihet “dryni”. 3652 subjekte u mbyllën gjatë 3 muajve

Publikuar më: 16:53 02-04-2018

Në Shqipëri po shtohet dita-ditës numri i bizneseve të mbyllura. Të dhënat e Tatimeve për tre muajt e parë të vitit 2018 tregojnë se plotë 3652 bizneseve kanë kaluar në status pasiv.  Qytetarët kanë preferuar tu vënë kyçin bizneseve të tyre gjatë kësaj periudhe. Një pjesë e këtyre subjekteve janë penalizuar nga administrata tatimore për shkelje të ndryshme. Shifrat flasin për një rritje të subjekteve të mbyllura gjatë në tre muaj me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Tirana regjistron numrin më të madh të subjekte që kanë kaluar në status pasiv me 1302 biznese ose 35% të totalit. Më pas renditet Durrësi, dhe në vend të tretë është Korça. Më të prekura nga kriza janë subjektet e vogla. Tatimet njoftuan pak kohë më parë se është konstatuar shtimi i numrit të aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, për çregjistrim apo pezullim të aktivitetit, nga tatimpaguesit. Nga 1 prilli, mijëra biznese të vogla me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, do të hyjnë në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Një nga arsyet e mbylljes së bizneseve është edhe ulja e pragut të TVSH-së, cila nga u ul nga 5 milion lekë në 2 milionë lekë. Edhe pse ministria e Financave deklaroi se kjo taksë nuk ndikonte te bizneset, vendosja e TVSH së re u shoqërua me rritjen e numrit të subjekteve që kaluan në status pasiv.

Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945