INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Bisha e Lindjes’ godet Evropën, dëborë, acar e kaos në shumë shtete

‘Bisha e Lindjes’ godet Evropën, dëborë, acar e kaos në shumë shtete

Publikuar më: 16:42 26-02-2018

I ftohti Siberian ka pushtuar një pjesë të mirë të Evropës. Meterogolët evropianë kanë shpjeguar se moti i acartë i ardhura nga Siberia është shtrirë drejt pjesëve jugperëndimore të kontinetit dhe është drejtuar tashmë drejt Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së madhe.

Sipas specialistëve një fenomen i tillë atmosferik është i pazakontë dhe se një mot i tillë pritet të zgjasë gjatë të gjithë javës.

Një nga shtetet më të goditura nga i ftohti i acartë është edhe fqinji ynë Italia.

Këtë të hënë Roma është zgjuar e pushtuar nga dëbora dhe e paralizuar ku është shënuar nivelin më të lartë i borës në gjashtë vite

Temperaturat e ulëta dhe problemet në qarkullim kanë detyruara autoritete të marrin masat duke bërë që shkollat e kopshtet në kryeqytetin Italian të qëndrojnë të mbyllura. Më së shumti janë regjistruar probleme në qarkullimin e trenave dhe autobuzëve ku për shkak të dëborës ka patur vonesa apo anulime të udhëtimeve duke shkaktuar edhe kaos. Si pasojë e erërëva të forta shumë pemë e shtylla janë rrëzuar.

Deri të martën, institute të ndryshme do të mbyllin dyert edhe në zonën e Campanias, si dhe provincat e Frosinones, Rietit e Perugias..Edhe Britania po ashtu ka ndier të ftohtin Siberian e madje mediat e kanë cilësuar bisha që godet nga Lindja si pasojë e dëborës dhe motit të acart në Londër janë regjistruar vonesa dhe kaos në trafik .

Edhe në gadishulli britanik autoritetet kanë bërë thirrje që të moshuarit dhe fëmijët të qëndrojnë në ambjente të mbyllura.

Qytetarët janë paralajmëruar të kthehen në shtëpi në orën 6 të pasdites pasi temperatraturat do të arrijnë deri në -15 gradë Celsius cka mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë dhe lidhjeve telefonike.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498