INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bisedimet për emrin e Maqedonisë. Procesi në pikën zero, asnjë propozim konkret nga palët [VIDEO]

Publikuar më: 18:30 28-09-2017

Zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë që kontestohet nga Greqia, mbetet ende larg.  Deri tani nuk ka asnjë propozim konkret nga të dyja palët.  Pak ditë më parë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se e sheh ende të largët kohën për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Por në fakt kjo çështje po mban peng integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike  Zaev deklaroi se momentalisht palët  janë të për qëndruara në ndërtimin e besimit reciprok. Ky i fundit konsiderohet nga diplomatët e dy palëve  si një hap shumë i rëndësishëm për përfshirjen e Shkupit dhe Athinës në bisedime. Radio Europa e Lirë shkruan se ndërmjetësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic ka paralajmëruar se “nga fundi i këtij viti apo në fillim të vitit 2018 mund të ketë lëvizje nga pozicionet e të dyja palëve”. Ky paralajmërim i tij, shoqëruar më pas me deklaratën e kryeministrit Zaev , i cili thotë se nga mesi i vitit të ardhshëm mund të ketë ndonjë propozim konkret. Ndërkohë pala greke i qëndron kërkesave të saj.  Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias sqaron se kontesti nuk ka të bëjë vetëm me emrin, por edhe më çështjen e identitetin dhe të historisë. Në këtë mënyrë çështja e bisedimeve për emrin  kthehet në pikën zero. Problemi mes dy vendeve ka nisur që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë 27 vjet më parë. Greqia i kërkon Maqedonisë të ndryshojë emrin e saj, pasi një pjesë e madhe e territorit të saj mban këtë emër.

Article Logic
Execution time: 0.0040738582611084