INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie euro dhe rritet dollari, ja me sa u këmbyen ditën e sotme

Bie euro dhe rritet dollari, ja me sa u këmbyen ditën e sotme

Publikuar më: 13:04 01-08-2018

Euro ka pësuar përsëri një rënie në tregun vendas.

Sipas një njoftimi të Bankës së Shqipërisë 1 euro është këmbyer me 125.58 lekë, duke pësuar rënien më të madhe që prej 12 qershorit.

Ndryshe nga euro, dollari ka shënuar rritje sot në tregun e brendshëm valutor, i ndikuar nga rritja e tij e lehtë në tregjet ndërkombëtare, pas rënies së ditës së djeshme. Në bursa, euro këmbehet me 1.167 USD.

Ekspertët paralajmërojnë se përgjatë muajit gusht valutat do vijojnë të mbeten të dobëta pasi ardhja e turistëve dhe e emigrantëve ndikon nënçmimin e monedhave të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0028061866760254