Biblioteka Kombëtare në Tiranë është përfshirë ditën e sotme nga zjarri.
Mësohet se flakët kanë rënë në katin e nëndheshëm të bibliotekës dhe shkak dyshohet se ka qenë nja shkëndijë elektrike.
Mësohet se nga ky zjarr kanë mbetur të plagosur dy zjarrfikës dhe një punonjës i bibliotekës, të cilët janë asfiksuar nga tymi, por që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar por mendohet se librat e djegur janë e një rëndësie të veçantë pasi në atë kat ishin radhitur bërthama e bibliotekës.
Menjëherë pas normalizimit të situatës ka reaguar nëpërmjet një deklarate për media drejtoresha e Bibliotekës Persida Asllani e cila është shprehur se librat e djegur janë të rikuperueshme pasi i përkasin pas viteve 90-të.
 Gjithashtu tha se vetëm një person është lënduar lehtë, pati shqetësime me frymëmarrjen dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
 
							 
							 
							 
							 
					![Biblioteka Kombëtare përfshihet nga flakët [FOTO] Biblioteka Kombëtare përfshihet nga flakët [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/46caa84c39595d31d304ea1386bedee5_L.jpg?t=1489583812) 
											
 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





