INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beyonce përfundon në gjyq:

Beyonce përfundon në gjyq: "Lemonade" e kopjuar?! [VIDEO]

Publikuar më: 11:16 09-06-2016

Nga një sukses i jashtëzakonshëm në një cështje gjyqësore, kjo mund të jetë historia e albumit “Lemonade” të divës Beyonce.

Një producent filmash i pavarur ka paditur Mbretëreshën Bey pasi sipas tij ajo ka vjedhur idenë e trailerit për albumin e saj nga një film i shkurtër i këtij producenti. Video promovuese 1 minutëshe e reklamuar kudo u publikua në prill, pak para se bukuroshja 34 vjecare të publikonte albumin e saj të gjashtë. Tani Matthew Fulks e ka hedhur në gjyq me pretendimin se “Lemonade” është më shumë se thjesht e ngjashme me filmin e tij të vitit 2014, “Palinoia”. Dokumentet e paraqitura në autoritetet gjyqësore pretendojnë se në 9 sekuenca të videos për një total prej 39 sekondash nga 1 minutë që përbën trailerin “Lemonade”, janë kopje. Megjithatw, duket si rasti tipik kur paditësi nuk kërkon të fitojë gjyqin, por thjesht pak publicitet. Fama nuk është e thjeshtë për t’u arritur, por nqs fut në mes emrin e Beyonce…

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126