INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Bespreme, a thu na dy…''/ Mos vallë kënga e re e MOZZIK është dedikim për Loredanën?!

''Bespreme, a thu na dy…''/ Mos vallë kënga e re e MOZZIK është dedikim për Loredanën?!

Publikuar më: 10:30 28-06-2022

Mozzik ka paralajmëruar se do sjellë një këngë të re me titull “Bespreme”. Në tekstin e këngës thuhet: “A thu të ka marrë malli ty njësoj për mua? A thu mujm na dy me u përmirësu. As vet s’e di për ça jena idhnu. Kurrë s’u nala tu insistu”.

Fansat menjëherë e kanë lidhur me Loredanën duke i bërë tag asaj në rrjetet sociale.

kinglori.png

 

Kujtojmë se romanca e Loredanës dhe Mozzik ka qenë me të vërtetë një telenovelë e vërtetë, me ndarje, ribashkime, thumbime, bashkëpunime, dedikime, e mbi të gjitha ata do i bashkojë gjithmonë vajza e tyre Hana.
E siç duket tashmë rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht pasi thuhet se Loredana ka nisur një romancë me reperin e njohur gjerman Raheem Heid, të cilit i ka dedikuar dhe nje tatuazh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719