INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besojeni ose jo në këtë datë Enca publikon klipin më të ri në bashkëpunim me reperin shqiptar, armikun e Noizyt! [VIDEO]

Besojeni ose jo në këtë datë Enca publikon klipin më të ri në bashkëpunim me reperin shqiptar, armikun e Noizyt! [VIDEO]

Publikuar më: 19:40 22-08-2018

DISS Noizyt?

Mund të themi se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Encën. Nuk ka këngë të saj e cila nuk kthehet në një hit dhe sukses i vërtetë klikimesh. Si duket këngëtarja e famshme do sjellë sërish verën dhe këtë herë do publikojë jo vetëm një projekt por dy. Një prej tyre është bashkëpunim dhe çfarë bashkëpunimi!

Kënga titullohet "Kujt po i han" dhe ky duet do jetë mes saj dhe reperit shqiptar që u rrit në Brox, Don Phenom. Tashmë të gjithë e njohin por në fillimet e tij ai u njoh edhe për shkak konflikteve apo këngëve DISS që realizonte kundër Noizyt, ish bashkëpunëtorit të Encës. Phenom është shok i Unikkatil, rival i Noizyt prej kohësh dhe diss-et nuk kanë munguar nga të dyja palët. Kënga "Kujt po i han" pritet të lançohet në datë 24 Gusht, ndërkohë po këtë javë del edhe kënga “Rendez Vous” e cila mendohet se mund të jetë bashkëpunim me një tjetër reper, por ky i fundit mund të jetë ndërkombëtar. Ende nuk dihet gjë por presim fundjavën teksa pritet që Enca të marrë gjithë vëmendjen./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506