INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besnik Mustafaj letër imagjinare Azemit: Vendi po shkon keq! PD nuk është aty ku historia e kërkon [VIDEO]

Besnik Mustafaj letër imagjinare Azemit: Vendi po shkon keq! PD nuk është aty ku historia e kërkon [VIDEO]

Publikuar më: 11:41 12-09-2018

Sot bëhen 20 vjet nga vrasja e Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari. Për të përkujtuar veprën e ish-liderit të lëvizjes së dhjetorit, Partia Demokratike organizoi një simpozium me emrin “Ëndrra e Azemit: Shqipëria si Europa”. Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Besnik Mustafaj ka zgjedhur që të komunikojë me mikun e tij përmes një letre të përfytyruar.
Fjala e Besnik Mustafajt
I nderuar zoti i President, i dashur Luli, kryetar i Partisë Demokratike, i dashur doktor Berisha, të dashur miq, e kam për nder të marr sot fjalën këtu, dhe në një letër të përfytyruar si shkrimtar që jam për Azem Hajdarin sot do ti thosha sot tre gjëra. 
E para: Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra jote për Shqipërinë si gjithë Europa ka ngecur.
Korrupsioni është bërë një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvillimin e ekonomisë. Krimi i organizuar funksionon si federatë kartelesh duke e ndarë vendin në parcela për secilin kartel, sepse krimi i organizuar në fakt ka kapur shtetin. Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi. Një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991, kur humbëm zgjedhjet e para. Por ndryshe nga ç’ndodhi në 1991 - kur pasoi një vit i stuhishëm ku shqiptarët e mblodhën shpejt veten, u bashkuan rreth PD dhe e çuan vendin në zgjedhje të parakohshme në vitin 1992, ku ne fituam, - sivjet dëshpërimi duket shumë i thellë.
Shqiptarët e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre dhe po kërkojnë të ikin jashtë duke zbrazur vendin.
Gjeja e dyte që do i thosha është: PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrrës tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.
Do ti njoftoja një lajm të gëzueshëm. Se ka shumë të rinj, djem dhe vajza të cilët nuk e kanë njohur Azem Hajdarin dje, por që duan Azem Hajdarin siç ishte në të vërtetë. I besojnë atij dhe frymëzphen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen.
Gjëja e tretë lidhet me Rudinën.
Azemi e ka pasur pikë të dobët Rudinën. Do ti thoja se Rudina nuk është më ajo vajza e vogël lozonjare që recitonte vjersha si gardelinë. Rudina sot është zonjë, e pjekur. Eshtë në PD dhe deputete e saj dhe brenda gjakut të saj ëndrra e Azemit vazhdon.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215