INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besa Kokëdhima apel parlamentit, peticion kundër dhunës ndaj kafshëve! Kujdes, pamje e rëndë [FOTO]

Besa Kokëdhima apel parlamentit, peticion kundër dhunës ndaj kafshëve! Kujdes, pamje e rëndë [FOTO]

Publikuar më: 13:58 22-09-2016

Problemet me keqtrajtimin e kafshëve janë gjithmonë prezente në vendin tonë.

Një fenomen vazhdimisht shqetësues, i cili arriti deri në ndeshje mes qenve, sa njëri prej tyre të humbte jetën. Diçka e tillë u bë e pranishme dhe në rrjetet sociale me apele të ndryshme për ndalimin e kësaj mizorie. Por edhe pse tashmë nuk publikohen me aq shumë intensitet sa më parë fotot dhe videot e kafshëve të keqtrajtuara, dhunimet ndaj tyre nuk ndalojnë. Këtë herë apelin e lëshoi këngëtarja Besa Kokëdhima nëpërmjet një peticioni online drejtuar parlamentit shqiptar. Artistja shumë e talentuar ka kërkuar që të miratohet ligji për dënimin e atyre që dhunojnë kafshët. Deri tani e kanë firmosur këtë peticion rreth 160 veta. Ja shkrimi i plotë:

Në Shqipëri nuk ka asnjë dënim për ata që keqtrajtojnë, dhunojnë e vrasin kafshë të pambrojtura për kënaqësi. Ky është një fenomen i shpeshtë në rrugë apo lagje. Kjo është e papranueshme në një vend që aspiron standarte Europiane! Ka ardhur koha të kthehet dinjiteti e respekti për speciet e tjera që jetojnë në këtë vend ku të drejtat shkelen sistematikisht e pa asnjë pasojë! Ka ardhur koha të vendoset dënim për të gjithë ata që shkelin mbi jetët e kafshëve!

Ne të nënshkruarit, i kërkojmë deputetëve të parlamentit shqiptar tëmiratojnë sa më parë projekt-ligjin e propozuar për të dënuar ata që dhunojnë, keqtrajtojnë apo vrasin kafshët! Koha është TANI!

Ndaloni makabritetin dhe barbarinë!

Firmos edhe ti këtu: http://bit.ly/2d6KJNP 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438