INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku lutet për popullin dhe viktimat në Athinë, fansi i thotë që ata s’do luteshin për ne, shihni si ia kthen ai [FOTO]

Bes Kallaku lutet për popullin dhe viktimat në Athinë, fansi i thotë që ata s’do luteshin për ne, shihni si ia kthen ai [FOTO]

Publikuar më: 21:25 24-07-2018

Flakët që kanë dalë jashtë kontrollit në Athinë, u kanë marrë jetën të paktën 76 personave sipas burimeve zyrtare greke. Ndërkohë që ambasada shqiptare në Athinë është shprehur se 3 shqiptarë janë plagosur dhe po u jepet ndihma e nevojshme.

Shumë personazhe të njohur në të gjithë botën dhe në vendin tonë janë solidarizuar me këtë tragjedi në shtetin fqinj dhe mes tyre është edhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku.

Ai ka publikuar një mesazh të pastorit Akil Pano në Instagram ku fton miqtë e tij të luten për njerëzin në Athinë. Përpos shumë komenteve një fans i ka thënë që i vjen keq për ta, por nuk beson që ata do ishin lutur për ne.

Mirëpo përgjigja e Besit është për t’u duartrokitur pasi i thotë” po pse ne nuk duhet të tregojmë se kush jemi? Ka të mirë ndër të këqijn dhe ka të këqinj ndër të mirë”.

shk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941