Me këtë video Bes Kallaku “godet” Mamaqin...e ndihmon dhe Ilir Meta
Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën i bën thirrje moderaorit, Ermal Mamaqi që do të mbajë fjalën e dhënë ndaj personazhit “Ardi Daullxhiu”. Kallaku së bashku me personazhin që ka marrë famë nga emisioni “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, i kanë kujtuar Ermalit premtimin që ai ka bërë disa kohë më parë duke thënë se nëse Ardi do të martohej do ti organizonte dasmën, shkruan intv.al. Ardi nuk ka kërkuar dasmë këtë herë por vetëm që të vishet nusja e tij me vello dhe ai me kostum dhe më pas t’i organizojë një surprizë në emisionin “E diela shqiptare”, përmes “Kam një mesazh për ty”. Pasi i kujtuan këtë fakt Ermalit, Kallaku u shpreh se nëse do ta mbante premtimin, do të realizonte vetë aktori. Por surpriza në këtë video ka qenë edhe prania e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, i cili ka thënë Ermalit se ky ishte një shans për të duke cituar sloganin e Partisë Socialiste për Integrim. Video është shpërndarë edhe nga zëvendës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Moderatori Mamaqi është përgjigjur kështu: ”Konfirmoj me gëzimin më të madh. Si mund tja kthej fjalën dhe mos ta shfrytëzoj shansin e Ilir Metës.”/intv.al/