INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj na bënë suprizën e ditës! Për herë të parë na prezantojnë me vogëlushen Ajka...[FOTO]

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj na bënë suprizën e ditës! Për herë të parë na prezantojnë me vogëlushen Ajka...[FOTO]

Publikuar më: 09:59 12-07-2019

Një vit më parë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë.

Më pas ne morëm vesh se fëmija i porsaardhur ishte një vajzë, të cilën ata vendosën ta quanin Ajka. Të gjtihë ishim kuriozë të shihnim portretin e vogëlushes, por çifti nuk na e dha këtë kënaqësi.

Tashmë pas një viti në errësirë, për ditëlindjen e parë të vajzës Besi dhe Xhensila na surprizuan të gjithëve.

Ata kanë publikaur një portret vërtet të lezetshëm ku shihen me Ajkën me krahë dhe kanë një dedikim shumë mallëngjyes për ditëlindjen e saj të parë:

“O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar ?. Cti bejm qaramanes? ?
Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’.
U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri.
Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret.
Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen.
Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit.
Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt ?).
Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.
Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” ?
Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.”

Urimet ishin të shumta edhe nga personazhet e tjerë të shtypit rozë.

Screenshot_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666