INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berlusconi: Ja përse e shita Milan-in

Berlusconi: Ja përse e shita Milan-in

Publikuar më: 07:31 06-08-2016

Ish-numri një i klubit kuqezi ka shpjeguar arsyet e vendimit të tij “Ka qenë e vështirë për mua, por e kam bërë për klubin”

“Ka qenë një zgjedhje e dhimbshme, por e domosdoshme. Nuk është e mundur rivalizojmë me klubet e mëdha të Europës me këto shifra. Kam shitur për pasionin që kam për këtë klub”. Këto kanë qenë fjalët e para të Silvio Berlusconi-t, pas nënshkrimit të parakontratës me kinezët, që i ka dhënë fund aventurës së tij 30-vjeçare në drejtim të Milan-it, me klubin kuqezi që ka kaluar në duart e Han Li: “Kam hequr dorë mënyrë që të ketë më shumë investime”, ka shpjeguar Berlusconi. Lajmi për shitjen e klubit ka bërë xhiron e botës. Tani i ka ardhur radha kinezëve për të kërcënuar monopolin e Juventus, teksa Silvio do të ketë rolin e presidentit të nderit.

Shitja e klubit është komentuar edhe nga trajneri i Milan, Vincenzo Montella: “Falënderoj Berlusconin për atë që ka bërë në 30 vite, të shikojmë se çfarë do të bëjnë investitorët kinezë”, ka thënë tekniku, i cili ka zbarkuar në Milano ditën e sotme pas turnesh amerikane. “Merkato? Ndajmë të njëjtat ide me Galliani-n dhe pas turnesh në Amerikë jam akoma më i bindur nga ajo që kam parë, Galliani do të bëjë gjithçka është e mundur për të përmirësuar skuadrën”, ka përfunduar Montella.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328