INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha, s’tërhiqemi: Edi Rama nuk ikën, më parë vret veten!

Berisha, s’tërhiqemi: Edi Rama nuk ikën, më parë vret veten!

Publikuar më: 13:12 20-04-2017

Nga çadra e lirisë ish-kryeministri Sali Berisha hodhi sërish akuza e kërcënime në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se Edi Rama më parë vret veten sesa ikën nga pushteti dhe se opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj.
 
“Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Tentativa të cilën ai e ka pasur jo njëherë gjatë jetës së tij, por këto janë problemet e tij. Ai nuk e dëgjon zërin tonë, por ne do ta bëjmë që ta dëgjojë.
Uroj t'i vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar. Asgjë tjetër veçse votën e lirë. Vota e lirë për ne, për ju që jeni këtu, për shqiptarët, opozitën, është më e shtrenjtë se çdo tjetër. Është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë Europiane.
Ia njoh psikologjinë. E gënjen mendja se mund të na rrëmbejë votën, lirinë, se do mund të vazhdojë pushtetin mbi votën tonë të shtypur. I them këtu se do ta paguash aq shtrenjtë, por atëherë do të jetë tepër vonë se do i kesh rënë vetes në të dy tëmthat,” ka mbyllur fjalën Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148