INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Ju tregoj si Rama po bllokon ministrat teknikë [FOTO]

Berisha: Ju tregoj si Rama po bllokon ministrat teknikë [FOTO]

Publikuar më: 18:23 02-06-2017

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar para disa çastesh një status në “Facebook”, ku denoncon veprimet e kryeministrit Edi Rama në administratë. Sipas Berishës, në një denoncim të ardhur në adresë të tij, nga qytetari dixhital, thuhet se Rama është në panik dhe i penduar për marrëveshjen, ndaj ka urdhëruar verbalisht anullimin e urdhërit të ministrave të rinj për rikthimin e punonjësve të administratës në zyrë.

STATUSI I BERISHËS

Rama në panik, me sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore. Agaçi bllokon marrëveshjen me opozitën!

Nëpunësi i lartë dixhital informon:

Panik i madh në administratën shtetërore për zgjedhjet. Janë penduar shumë për marrëveshjen prandaj.

Rama, pasi ka urdhëruar sekretaret e përgjithshëm që t’i japin leje për fushatë elektorale gjatë muajit qershor 1/3-ës së administratës publike, kërkoi të anulojë nëpërmjet zëvendësministrave, urdhrat e ministrave teknik për kthimin në detyrë të të gjithë punonjësve të larguar me leje.

Rama urdhëron sekretarët e përgjithshëm, që me urdhër verbal dhe porosi të tij, administrata publike të mos zbatojë urdhrin e tij dhe vendimin e KM për mospjesëmarrjen e administratës në zbatim të ligjeve në fushatë elektorale të partive.

Sekretarët e përgjithshëm të mos u japin ministrave teknikë asnjë dosje të koncesioneve dhe tenderëve elektoralë.

Rama ka urdhëruar Don Agaçin, që sekretaret e përgjithshëm të bllokojnë çdo mundësi kontrolli të ministrave teknik duke mos ju akorduar mjetet e nevojshme për ushtrimin e kontrolleve të shkeljeve flagrante të ligjit elektoral dhe ligjeve të tjera nga punonjësit militant! sb

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545