INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Berisha' bashkon PD-LSI:Të përjashtohet Rama

'Berisha' bashkon PD-LSI:Të përjashtohet Rama

Publikuar më: 14:24 12-10-2017

Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Shqiprisë, duket se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë dhe kërkojnë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.

Në letrën që dy forcat politike i kanë dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ata shprehen se Rama ka përdorë një fjalor vulgar ndaj deputetit të PD-së Sali Berisha.

“Kryeministri Rama në mënyrë të përsëritur ofendoi deputetin Berisha me fjalor vulgar të papranueshëm. Sjellje të tilla kryeministri i ka demonstruar në mënyrë të vazhdueshme në seancë por nuk janë marrë masa” thuhet në letër. PD pretendon se pa mikrofona Rama e ka cilësuar Berishën ‘të rrjedhur’.

Vihet re se mes emrave që kanë nënshkruar janë Albana Vokshi, Luciano Boci, Petrit Vasili si dhe kreu i PR, Fatmir Mediu.

Këtë të enjte seanca parlamentare ka qënë e mbushur më akuza dhe kundër akuza ku një nga zhvillimet më të rëndësishme ishte përjashtimi i deputetit të PD-së Flamur Nokës ndërsa opozita bllokoi foltoren e Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547