INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bënë marrëveshje me Rusinë, për të lënë Kosovën jashtë INTERPOL. Pendohen SHBA-të

Bënë marrëveshje me Rusinë, për të lënë Kosovën jashtë INTERPOL. Pendohen SHBA-të

Publikuar më: 12:24 07-10-2017

Loja që u luajt midis shteteve anëtare për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. The Jerusalem Post ka publikuar një artikull ku tregon sesi marrëveshjet bënë që Palestina të anëtarësohej në organizatë ndërsa Kosova mbeti jashtë. “Në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë në Pekin, Shtetet e Bashkuara i ofruan Rusisë diçka si shkëmbim . SHBA ishte e përgatitur të ushtronte presion ndaj Kosovës për të tërhequr ofertën e saj për anëtarësim nëse Rusia binte dakord të mbështeste strategjinë e saj, për të vonuar votën për anëtarësimin e palës palestineze”- shkruan kjo media, e cila mëson se ishte bërë një marrëveshje, edhe me Serbinë dhe Kinën. Por në fund të samitit, Rusia duket se ndryshoi qëndrim. Strategjia e Uashingtonit ishte që INTERPOL të hiqte dorë nga shqyrtimi i gjitha ofertave të reja për anëtarësim për të paktën një vit, bazuar në vendimin e organizatës së policisë për të miratuar kritere të reja për anëtarësimin brenda kësaj konference. Do të duhej që shtetet të prisnin edhe një vit derisa këto kritere të reja të verifikoheshin nëse ishin plotësuar nga vendi kërkues. Delegacioni i SHBA, i përfaqësuar në terren nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, propozoi pesë amendamente duke bërë thirrje për të vonuar shqyrtimin për pranimin e çdo anëtari të ri, duke përfshirë "Shtetin e Palestinës", për një vit.
Dhe ja si ndodhi që Kosova hoqi dorë nga kërkesa për anëtarësim
Rusia, Kina dhe Serbia fillimisht e mbështetën strategjinë e amendamentin të SHBA-së. Dhe nga ana tjetër, SHBA ushtroi presion mbi Kosovën që të mos vazhdonte më tej. Prishtina përfundimisht e tërhoqi ofertën e saj pasi u paralajmërua nga administrata Trump se nuk do të fitonte asnjë një votë në qoftë se përpiqej.
“Votimet për këto ndryshime ishin anonime, por zyrtarët amerikanë kanë dyshimet e tyre për faktin nëse Rusia ofroi mbështetjen që e konsideroi të nevojshme për marrëveshjen e tyre mbi Kosovën. Në të vërtetë, pas pesë amendamenteve të dështuara, Rusia, Kina dhe Serbia thanë se e konsideronin veten të lirë nga angazhimi i tyre për të bllokuar ofertën e Palestinës. "Në thelb hapëm rrugën" për anëtarësimin e Palestinës në Interpol, tha një zyrtar i SHBA-së me njohuri për ngjarjet në Pekin. "Ne u mbështetëm në këtë strategji që ishte me të meta". Departamenti i Drejtësisë tha se Uashingtoni ushtroi presion të madh mbi vendet anëtare për të votuar në favor të amendamenteve, dhe më pas kundër ofertës palestineze. "SHBA ishte e angazhuar në një lobim intensiv për të vendosur mbështetjen për të pesë amendamentet , por në fund të fundit lobimi rezultoi i pasuksesshëm", tha zyrtari i Departamentit të Drejtësisë. "Por sipas mendimit tonë ne ishim duke lobuar shumë."-shkruan The Jerusalem Post. Më tej SHBA duket se është penduar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj Kosovës.
"Strategjia diplomatike e Amerikës në Interpol dështoi qartë dhe duket se nuk kemi një Plan B", tha për median Rep. Eliot Engel (D-New York), anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës. "Ky është një ndikim në botën reale të politikës së jashtme të administratës Trump: Rusia dhe Kina na kanë prishur punë, dhe tani palestinezët janë pjesë e Interpolit dhe aleati ynë Kosova nuk është"-deklaron Engel për The Jerusalem Post.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213