INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beqar apo në një lidhje? Ylli Limani na shuan kuriozitetin

Beqar apo në një lidhje? Ylli Limani na shuan kuriozitetin

Publikuar më: 12:33 27-12-2025

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka folur hapur për jetën e tij sentimentale, duke zbuluar se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie. Në një intervistë për emisionin “Ndryshe”, ai theksoi se dy vitet e fundit kanë qenë të shoqëruara me ulje dhe ngritje në këtë aspekt.

“Momentalisht jam single. Këto dy vitet e fundit kam pasur ulje–ngritje në atë departament,” shprehet Ylli, duke shtuar se sot ndihet më i qartë për atë që kërkon në një marrëdhënie.

Këngëtari theksoi se çdo në këtë fazë të jetës synon ndërtimin e diçkaje serioze dhe me kuptim.

“Tani kam shumë qejf, siç thonë njerëzit, të rehatohem. Çfarëdolloj përpjekjeje që bëj, qoftë nëse shkruaj, dal apo flas me dikë, përfundimi duhet të jetë diçka serioze, që zgjat dhe ka kuptim,” shprehet ai.

I pyetur nëse karriera ka ndikuar ndonjëherë në dështimin e një lidhjeje dashurie, Ylli Limani pranoi se profesioni i tij shpesh shndërrohet në pengesë.

“Karriera është gjithmonë problematike dhe një lloj pengese. Nuk e fajësoj askënd që ka problem me dinamikën dhe jetën që bëjmë ne artistët,” tha këngëtari.

Ai shtoi gjithashtu se ekspozimi i madh publik mund të ndikojë negativisht në një marrëdhënie:

“Mendoj që sa më shumë të dinë njerëzit, aq më shumë energjia shteron.”

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875