INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëni kujdes se çfarë konsumoni! AKU bllokon 1 ton mish në Pogradec

Bëni kujdes se çfarë konsumoni! AKU bllokon 1 ton mish në Pogradec

Publikuar më: 12:13 13-07-2018

Tregtimi i mishit jashtë standardeve të higjienës ka bërë që AKU të bllokoj rreth 1 ton mish në Pogradec.

Sipas njoftimit të AKU, kjo masë disiplinore është marrë pasi mishi që po tregtohej ishte jashtë standardeve të higjenës, duke rrezikuar kështu dhe shëndetin e qytetarëve, pasi me rritjen e temperaturave konsumatorët janë dhe më të rrezikuar për të pësuar ndonjë helmim ushqimi dhe me tepër.

Sasia e konfiskuar i përket Iljaz Mancellarit,  i cili u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit duke tregtuar produkte të mishit në një ambient të paregjistruar dhe jashtë kushteve minimale të higjenës.

Ai u gjobit dhe me 500.000 lekë.

Njoftimi i plotë


Iljaz Mancellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Produkte të bllokuara, 9 karkasa vici me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës ( si 42 çengela, një thikë dhe një sopatë), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488