INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bëni ç'bëni te ta do plaseni!' Njihuni me 3 shenjat e HOROSKOPIT që do ju duan përgjithmonë

'Bëni ç'bëni te ta do plaseni!' Njihuni me 3 shenjat e HOROSKOPIT që do ju duan përgjithmonë

Publikuar më: 14:25 22-08-2018

Dashuria pa kushte sot është një rast i rrallë. Kur nisim një marrëdhënie, na pushtojnë të gjitha llojet e dilemave në kokë në lidhje me ndjenjat që na jep personi tjetër. Por sipas astrologjisë, nëse kërkoni një person që t’ju dojë në të mirë dhe në të keq, sigurohuni që ti përkasë një prej këtyre 3 shenjave të horoskopit:

1 – Dashi – Ata janë njerëz pasionantë, dhe sidomos me personin e tyre të zemrës. Pavarësisht se janë impulsiv, Dashi di të tolerojë dhe të falë. Dashuria e tyre nuk njeh inate afatgjatë, dhe kjo I bën partnerët idealë.

2 – Gaforrja – Janë partnerë të cilët kanë tendencën të afeksionohen së tepërmi me njeriun e zemrës. Fatkeqësisht kjo i bën edhe shumë të ngjitur në disa raste. Por lajmi i mirë është, se të lindurit në Gaforre nuk heqin dorë kollaj nga dashuria. Janë të hapur, tolerant, dhe e shohin dashurinë si ndjenjën më të rëndësishme në jetë.

3 – Virgjëresha – Edhe pse në dukje njerëz të ftohtë, është e sigurt se nëse i fitoni zemrën një Virgjëreshe, e keni përgjithmonë tuajën. Ata dinë të falin, pavarësisht racionalitetit që kanë. Janë të duruar në një lidhje, dhe dashuria e tyre e vërtetë është një nga më të bukurat që mund të merrni.

Article Logic
Execution time: 0.0028672218322754