INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thirrje për grusht shteti, deputeti i Agimit të Artë përjashtohet nga parlamenti [VIDEO]

Thirrje për grusht shteti, deputeti i Agimit të Artë përjashtohet nga parlamenti [VIDEO]

Publikuar më: 14:14 16-06-2018

Deputeti i ‘ Agimit të Artë’ Barbarusis është përjashtuar përkohësisht nga parlamenti grek pasi  bëri thirrje për grusht shteti në mënyrë që të shmangej firmosja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emërtimin e kësaj të fundit.

Euronews raporton se komente të tilla u zhvilluan gjatë një debati ku u kërkua edhe një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Tsipras që akuzohet se ka arritur akord me Shkupin për emrin e Maqedonisë e cila sipas marrëveshjes do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore.

“I bëj thirrje udhëheqjes ushtarake që të respektojë betimin dhe të arrestojë kryeministrin Alexis Tsipras, Panos Kamenosin dhe Prokopi Pavlopulosin, që të ndalet tradhëtia. Kokat në Prespë!”, tha në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Kostandinos Barbarusis, shkruan Euronews.

Kryetar i i Parlamentit Nikos Voutsis i cilësoi deklaratat një thirrje e hapur për grusht shteti duke akuzuar partinë naziste se po përpiqet të nxisë dhunë ndërsa pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja Athinë-Shkup.

Pikërisht në Prespë pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja mes dy shteteve.

Voutsis kërkoi një mbledhje emergjente të parlamentit duke kërkuar përjashtimin e Agimit të Artë.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, i cituar më sipër nga Barbarousis, ka bërë thirrje që të gjithë deputetët e partisë të Agimi i Artë të mos kenë imunitet dhe të ndiqen penalisht.

Ndërsa mediat greke shkruajnë se policia greke, ka marrë urdhër për arrestimin e deputetit të partisë naziste “Agimi i Artë”, Kostandinos Barbarusis.

Article Logic
Execution time: 0.0041639804840088