INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Simmons shkon në party me Kendall Jenner, por i shkruan ish të dashurës: Çfarë dreqin po bën? Çfarë idioti!

Ben Simmons shkon në party me Kendall Jenner, por i shkruan ish të dashurës: Çfarë dreqin po bën? Çfarë idioti!"

Publikuar më: 13:08 08-07-2018

Një nga lajmet dhe një nga videot më të qarkulluara dje në median e huaj rozë ishte fakti se edhe Ben Simmons nuk e ka shumë seriozisht me supermodelen Kendall Jenner. Ata këtë fundjavë kishin shkuar bashkë në një party për t’u argëtuar me njëri-tjetrin, por e papritura ndodhi kur në të nëjjtin vend ishte edhe e dashura e basketbollistit, Tinashe.

Kjo e fundit i ka treguar TMZ se Ben Simons i ka shkruar asaj ndërkohë që ishte në party me modelen Kendall. "Ai po më shkruan," i tha Tinashe një gazetari të TMZ jashtë klubit. "Çfarë dreqin, çfarë po bën ?! Çfarë idioti!", është shprehur ajo për basketbollistin.

Por më vonë kanë qarkulluar lajme se Ben Simmons pasi ka parë videon, e ka qortuar shumë Tinashe, e cila më vonë e ka pranuar se kishte krijuar një tension të panevojshëm. Sipas Ben ai nuk i ka shkruar ish të dashurës ndërkohë që ishte me Kendall Jenner.

E ëma e Kendall, Kris Jenner mendon se modeles mund t’i thyet zemra nga lojrat që po i bëhen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0063037872314453