INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Bën reklamë të keqe"! Dojna Mema i kthen këtë përgjigje duke e lënë me gisht në gojë [VIDEO]

Publikuar më: 15:22 05-06-2019

Dojna Mema është një prej moderatoreve më energjike në ekran, po ashtu është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.

Së fundmi moderatorja ka publikuar në Instagram videon në momentin ku ka parakaluar në pasarelë me një fustan të fryrë, stil princeshe, duke përcjellë ëmbëlsi, siç ajo di të dhurojë po përpak ëhtë rrëzuar.

“Do ta ribëja 100 herë këtë pasarelë vetëm për të riparë reagimin tim kur ngre fustanin stil Kamionisti miksuar me pak Adriana Lima”- shkruan Dojna në profilin e saj në Instagram.

Komentet nga adhuruesit e saj kanë qenë të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori një koment ku thuhet se është një reklamë e keqe për fustanet e nuserisë.

“Bukur por jo dhe aq. Me këtë bën reklamë të keqe. Tregon që fustanet nuk janë të rehatshme për ditën e dasmës. E pashë dhe tek një vajzë tjetër këtë skenë me ngritjen e fustanit”- shkruan ndjekësja në postimin e moderatores.

Dojna Mema nuk ka nguruar me përgjigjen e saj tipike për këtë koment: “Në fakt tregon se nuk jam Modele dhe nuset reale nuk ecin në pasarelë”.

Ndjekësja i është përgjigjur sërish komentit të Dojnës ku shkruan:

“Gjithsesi ti nuk ke lidhje me Adriana Limën”.

“Unë mund të mos kem lidhje me Adriana Limën por ti nuk e njihke as humorin dhe as pozitivitetin”- i është përgjigjur moderatorja duke i’a mbyllur gojën.

 

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915