INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Bëmë mama të të ngjajë'', Video e rrallë e Beyonce kur ishte vetëm 5 vjeçe, këngëtarja identik me…[FOTO-VIDEO]

''Bëmë mama të të ngjajë'', Video e rrallë e Beyonce kur ishte vetëm 5 vjeçe, këngëtarja identik me…[FOTO-VIDEO]

Publikuar më: 16:41 27-11-2018

Nëna e këngëtares me famë botërore Beyonce, Tina Lawson ka nxjerrë nga arkivat një video të shkurtër, të shumë viteve më parë, kur këngëtarja ka qenë 5 vjeçe.

Në video këngëtarja shihet duke kënduar e kërcyer dhe kuptohet qartë se talentin për muzikën e ka të lindur.

Por përveç kësaj, ajo që u ka rënë të gjithëve në sy është ngjashmëria që vajza e saj, Blue ka me të. Duke filluar nga çdo tipar i fytyrës dhe flokët, Beyonce dhe Blue duken si dy pika uji me njëra-tjetrën.

Gjithashtu edhe dy miket e saj më të mira, Kelly Rowland dhe Gwyneth Paltrow nuk kanë nguruar të vënë në dukje ngjashmërinë e tyre si nënë e bijë. /intv.al/

dfhgjgfdsghsf.JPG

 

 

sfhhgjdgj.JPG

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498