INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid një bjonde! Kjo është pamja që do t’ju çudisë dhe do t’ju bëjë të kërkoni një ndryshim tek vetja

Bella Hadid një bjonde! Kjo është pamja që do t’ju çudisë dhe do t’ju bëjë të kërkoni një ndryshim tek vetja

Publikuar më: 20:28 16-07-2019

Bella Hadid prej shumë kohësh, më saktësisht që kur ka nisur karierrën e modelingut, nuk e kishim parë më të transformohej në një bjonde.

Edhe pse në fillime ishte një bjonde natyrale, ajo kishte vendosur të shndërrohej në brune duke u diferencuar kështu nga motra e saj Gigi.

Së fundmi modelja ka vendosur të rikthehet në origjinë.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory ajo ka zbuluar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe duket më e ëmbël se kurrë.

Me ngjyrën e re ajo duket si binjake e Gigi-t dhe kur të dalin të dyja në publik ne do e kemi të vështirë t’i dallojmë.

Fotot janë realizuar për revistën e njohur “V” dhe duket se për këtë ndryshim modelja paska pasur një arsye të fortë.

Fundja tek Bella mori këtë hap të ri në paraqitjen e saj, a nuk është koha t’I bëni edhe ju një pyetje vetes nëse dëshironi të ndryshoni diçka.

b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209