INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid na zbuloi dhuratën që i bëri Dua në ditën e saj të lindjes!

Bella Hadid na zbuloi dhuratën që i bëri Dua në ditën e saj të lindjes!

Publikuar më: 14:26 20-10-2020

Më 9 tetor super modelja Bella Hadid festoi ditëlindjen e saj të 24 dhe në rrjetet sociale vërshuan mesazhet e urimit.

Më pas u pasuan nga fotot spektakolare nga festa që goca e ditëlindjes organizoi me miqtë e saj.

Jo pak vëmendje mori edhe urimi i Duas, e cila shkruante në Instastory se Bella është e fortë, e bukur, e sjellshme dhe e përkujdesur, teksa e quante edhe motër.

Autorja e hitit “New rules” publikoi një foto ku shihej duke pirë me kunatën e saj, e cila si duket është shoqëruesja më e mirë e saj kur vjen puna te pija.

WhatsApp-Image-2020-10-09-at-16.31.32.jpg

Mirëpo, përveç urimit, të gjithë u bëmë shumë kuriozë të dimë se çfarë dhurate i ka bërë Dua Bellas-dhe kureshtja ka marrë fund vetëm ditën e sotme.

Duke qenë se Bella u arratis me shoqërinë, është e kuptushme se nuk ka patur kohë t’i shohë të gjitha dhuaratat më 9 tetor, andaj pasi u rikthye ka nisur të hap pakot dhe t’i ndajë edhe me ndjekësitë në Instagram.

24-vjeçarja ka treguar se këngëtarja shqiptare i ka blerë një tufë me lule shumë të bukura, teksa siç ka treguar edhe vetë e vlerëson shumë këtë dhuratë.

20201020_113944.jpg

Nuk e dimë nëse Dua i ka blerë edhe ndonjë gjë tjetër të cilën Bella nuk na e tregoi por edhe lulet na pëlqyen shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227