INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid dhe The Weeknd i japin fund romancës. Shkaku?

Bella Hadid dhe The Weeknd i japin fund romancës. Shkaku?

Publikuar më: 13:29 11-11-2016

Tashmë "Love is Dead"!

Supermodelja dhe reperi ndahen pas një lidhjeje që zgjati një vit e gjysëm. Lajmi është konfirmuar nga People, ku sipas një raportimi, shkaku i ndarjes së tyre është pikërisht angazhimi në punë duke e lënë pas dore lidhjen e tyre. Megjithatë, ata kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe do të qëndrojnë miq të mirë. Ndërkohë asnjë nga palët nuk ka dhënë koment. Lidhja e motrës së Gigi Hadid me reperin kanadez ka nisur në momentin kur Bella pranoi të pozonte për cover-in e albumit “Beauty Behind the Madness” . Supermodeja që së shpejti do të sfilojë në pasarelën e Victoria’s Secret në Paris, ka qënë pjesëmarrëse edhe në videon muzikore të The Weeknd, “In the Night”. Ishte vërtet një lidhje për t'u pasur zili.

Article Logic
Execution time: 0.0037767887115479