INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati për Super Hënën e Përgjakur, kur mund të shihet në Shqipëri

Bëhuni gati për Super Hënën e Përgjakur, kur mund të shihet në Shqipëri

Publikuar më: 13:57 20-01-2019

Bëhuni gati për Super Hënën e Përgjakur, kur mund të shihet në Shqipëri.

Të gjithë të apasionuarit pas fenomeneve qiellore këto dy ditë duke nisur nga kjo e dielë deri nesër në mëngjes mund të shijojnë eklipisin hënor, por edhe Hënën e plotë.

E pikërisht Hëna e parë e plotë e vitit njihet ndryshe si Hëna e Ujkut.

Dhe në orët në vijim do të mund të shijoni edhe një eklips të plotë i cili do të zgjas gjatë, plot 60 minuta. Gjatë kësaj kohe hëna do të jetë shumë afër Tokës duke e bërë më të shndrishtme se zakonisht. E për këtë arsye duke u bashkuar disa evente të gjithë ne do të jemi dëshmitarë të një kombinim unik dhe do të shohim Super Hënën e plotë dhe të përgjakur.

Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshon nga e argjendtë në të kuqërremtë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës Eklipsi hënor do të mund të shijohet në Amerikën Veriore e Jugore, në Islandë, Irlandë, Britani, Norvegji, Suedi, Portugali, brigjet spanjolle dhe franceze.

Ndërsa pjesa tjetër e Europës sikurse dhe Afrika do të shohin pjesërisht eklipsin, ata që e humbasin një event të tillë janë banorët në Azi, Australi dhe Zelandën e Re.

Eklipsi i Hënës do të jetë i dukshëm në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 21 janarit.

Për të parë eklipsin e radhës hënor do të duhet të prisni gjatë, vitin 2029 prandaj bëhuni gati ta shijoni këtë vit. Nuk keni nevojë për pajisje të specializuara mund ta shihni me sy të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434